Insajderi
Lajme

Ky është deputeti i vetëm i LDK-së që shënoi rritje të votave, derisa partia pësoi rënie drastike

Insajderi
06 January 2026 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është deputeti i vetëm i LDK-së që shënoi rritje të votave, derisa partia pësoi rënie drastike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, krahasuar me zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, shkruan Insajderi.

Sipas rezultateve zgjedhore, Zemaj në zgjedhjet e 9 shkurtit kishte marrë 25.003 vota, ndërsa në zgjedhjet e 28 dhjetorit ai ka arritur të sigurojë rreth 28 mijë vota, duke regjistruar kështu një rritje prej 3 mijë votave.

Kjo rritje vjen në një kohë kur partia e tij, LDK, ka shënuar rënie të konsiderueshme në nivel të përgjithshëm.

Në zgjedhjet e fundit, LDK ka humbur rreth 55 mijë vota krahasuar me procesin e mëparshëm zgjedhor, duke reflektuar një rënie të mbështetjes për partinë në tërësi.

Në këtë kontekst, Armend Zemaj edhe pse nuk ishte në 10’shën e parë të listës për deputetë, rezulton të jetë i vetmi deputet brenda LDK-së që ka shënuar rritje të votave, duke u veçuar nga bashkëpartiakët e tij dhe duke dëshmuar një trend pozitiv personal, pavarësisht performancës më të dobët të partisë./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark