Në “Për’puthen” ditë më parë janë hapur audiconet e fundit për këtë sezon dhe hyrja e re do të jetë Elton Maksuti.
Eltoni është 26-vjeçarë, me prejardhje nga Kavaja e Shqipërisë, ka qenë ish-portier tek skuadra e Besës së Kavajës.
Gjatë ditës së djeshme përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka publikuar kontratën e nënshkruar me “TopChannel”.
Këto do të jenë hyrjet e fundit pasi që sezoni i dytë “Për’puthen” pritet të përfundoi pas disa javësh.
“Për’puthen” ka filluar me edicionin e ri ku bëjnë pjesë beqarët mbi moshën 40-të.