Insajderi
Lajme

Ky është drejtori rajonal i Policisë në Pejë, Agron Hasanaj, që u suspendua

Insajderi
29 October 2026 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është drejtori rajonal i Policisë në Pejë, Agron Hasanaj, që u suspendua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agron Hasanaj, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Pejë, është suspenduar nga detyra, në kuadër të veprimeve institucionale pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Hasanaj është njëri nga 11 zyrtarët policorë të suspenduar lidhur me këtë rast, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e trajtuan situatën e Zekajt para vrasjes.

Pas rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë dhe përgjegjësitë eventuale institucionale.

Sipas policisë, suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante“./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark