Insajderi
Lajme

Ky është ekzamineri i arrestuar për dallavere me patentë shoferë në Pejë

Insajderi
08 August 2024 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është ekzamineri i arrestuar për dallavere me patentë shoferë në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është arrestuar edhe një person i cili dyshohet se i përkiste grupit i cili kishte bërë dallavere me patentë shoferë në Pejë.

Gazeta Insajderi merr vesh se i arrestuar është: Besim Krasniqi, ekzaminer patent shoferëve.

Policia dhe Prokuroria Themelore e Pejës para dy javësh, e zhvilloi një aksion të gjerë në disa komuna si: Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Deçan, Istog.

Cak i këtij aksioni ishin 10 persona, shtatë prej të cilëve kishin përfunduar në pranga, derisa njëri ishte liruar për shkaqe shëndetësore.

Derisa tre nga të dyshuarit nuk ishin hasur në shtëpitë e tyre, gjatë kontrollit policor.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark