Insajderi
Insporti

Ky është futbollisti më i shtrenjtë në botë aktualisht

Insajderi
05 January 2024 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është futbollisti më i shtrenjtë në botë aktualisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vitin e shkuar e mbylli me shumë trofe personal, ndërsa edhe 2024 ka nisur në mënyrën më të mirë për Jude Bellingham. Futbollisti i Real Madrid është më i vlefshmi në botë sipas renditjes së publikuar nga CIES, Observatori i Futbollit që analizon statistikat e dhe vlerat në mërkato.

Sipas këtyre llogaritjeve, mesfushori anglez ka një vlerë 267,5 milion euro. Ky vlerësim lidhet me paraqitjet e 20-vjeçarit në sezonin e tij të parë me Real Madrid, ku numëron 17 gola në 22 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Në vendin e dytë renditet Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez i Manchester City ka dorëzuar fronin, pasi vlera e tij në mërkato llogaritet 251.2 milion euro. Real Madrid duket se ka një thesar të vërtetë në skuadër, pasi dy lojtarë të tjerë të skuadrës “Los Blancos” janë në pesëshen e parë.

Bëhet fjalë për Vinicius Junior dhe Rodrygo, përkatësisht të vlerësuar me 250.3 dhe 247.9 milion euro. Por ajo që bie në sy në këtë renditje është rënia e ndjeshme e Kylian Mbappe, vetëm në vendin e 27-të me 106.2 milion euro. Mirëpo, kjo ka një shpjegim logjik dhe lidhet me faktin që sulmuesi francez është në skadencë kontrate me Paris Saint-Germain dhe kjo ndikon në vlerën e tij në merkato. /abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark