Istref Mavraj është 38 vjeçari nga Istogu që është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar vajzën e vëllait të tij, 15 vjeçare.
Gazeta Insajderi mëson nga Istogu se ai ndodhet në spital për shkak të një ndërhyrje në zorrët që ka pasur më herët, teksa policia po e ruajnë tek dera.
Lajmin për dhunim e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas raportit thuhet se ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2021.
“Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raport.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se do të bëjnë kërkesën që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti./ Gazeta Insajderi/