×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Roki, shefi i sigurimit të konvikteve- Kush është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve?

    Insajderi
    02 March 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore pak më parë ndodhi një inident, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona. Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati. 

    Rasti është konfirmuar për Insajderin edhe nga Policia, teksa Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim. 

    Sinjali mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

    Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark