Të premten ka ndodhur një tentimvrasje në qytetin e Pejës. Gazeta Insajderi mëson se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë.
Deri tani dihet që të dy personat janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Insajderi ka mësuar se i dyshuar për tentimvrasje është Mahmut Hoxhaj.
Pak kohë pas aktit, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me urdhër të Prokurorisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ersan Qavolli, prokurori i vendosur në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar për Insajderin arrestimin e të dyshuarit dhe ka deklaruar se, për detaje të tjera, përfshirë motivin e ngjarjes, është ende herët të flitet, pasi po zhvillohen hetime intensive.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…