
Arsim Syla është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme, pas disa të shtënave mes dy grupeve në një parking në Podujevë.
Gazeta Insajderi mëson se ai është plagosur në të dy këmbët me armë zjarri.
Deri me tani, Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Gazetën duke thënë se një person është plagosur me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.
I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, për Insajderi ende nuk ka arritur të marr një përgjigje për gjendjen e tij nga QKUK.
Siç raportojnë mediat lokale në Podujevë, dyshohet se personat që e kanë sulmuar kanë shkuar edhe në QKUK.
Atje është parë prezencë e shtuar e policisë./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe lajme të tjera lidhur me këtë rast: