Ky është i riu nga Podujeva që ka ndërruar jetë pasditen e sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu nga Podujeva që ka ndërruar jetë pasditen e sotme

    Insajderi
    11 December 2023 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ndarë nga jeta në moshë të re, Valdet Sallahu nga komuna e Podujevës. Lajmin për vdekjen e tij e kanë për të ditur të afërmit e tij, si dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    Shokët e familjarët e të ndjerit e përshkruajten të riun si një djalë shembullor e tejet punëtor duke shtuar se me të kishin vetëm momente të mira.

    Teksa, fjalë të mira për të pati edhe vetë Bulliqi, i cili i shprehu ngushëllimet e tij familjes Sallahu.

    “Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen e të riut, Valdet Sallahu i cili ka ndërruar jetë sot në orët e pasdites. Të gjithë ata që patën rastin ta njohin Valdetin ndajnë vetëm fjalë e kujtime të mira me të. Ndaj dhimbjen e madhe me familjen, miqtë e farefisin e të ndjerit, si dhe ju shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta e më të dashurit të tyre”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark