jë ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, ku pas një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, mes një veture, një kamionete dhe një motoçiklete, humbi jetën një person. Viktima është i moshës së re, i cili fatkeqësisht vdiq në vend.
Ky rast ka tronditur gjithë familjen Ferati, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e Qëndrimit.
I riu Qëndrim Ferati është djali i Shefit të inspektorëve të trafikut rrugor në Komunën e Mitrovicës.
Lajmi u konfirmua dje edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili po ashtu njoftoi se lëndime ka pësuar edhe një person tjetër.
“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Zahitit.