Insajderi
Lajme

E rëndë: Vdes në vend motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë/ PAMJE

Insajderi
23 June 2024 - 18:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë: Vdes në vend motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë/ PAMJE
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Mitrovicës.

Aksidenti ishte mes një veture, motoçiklete dhe kamioni.

Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi, shihet se në vendin e ngjarjes ndodhen Policia dhe se duket një trup i mbuluar në rrugë.

Nga informacionet e para, raportohet se motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosoves.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar në  dalje të  Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Në  aksident janë  përfshirë  tri automjete një  veturë , një  kamionetë  dhe një  motoçikletë,  ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën  motoçiklisti. Ndërsa  lëndime ka pësuar edhe  një  person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal  në Mitrovicë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, ka thënë Zahiti


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark