×
  • Lajme
  • Biznes
  • Lajme

    Ky është koncepti i hotelit qiellor bërthamor me 5 mijë “të ftuar”

    Insajderi
    03 August 2022 - 09:55

    Një video që tregon konceptin e një hoteli gjigant fluturues që mund të qëndrojë në qiell për vite me radhë ka shkuar viral në rrjet, pavarësisht se qëndron përtej sferave të teknologjisë aktuale dhe është në kundërshtim me ligjet e fizikës.

    Megjithatë, inxhinieri Hashem Al-Ghaili, i cili krijoi konceptin e videos Sky Cruise bazuar në një dizajn futuristik të artistit Alexander Tujicov, këmbëngul se është vetëm “çështje kohe” përpara se inxhinieria e aviacionit të arrijë realisht ta bëj atë, transmeton Insajderi.

    Al Ghaili tha për CNN se dëshiron që Sky Cruise të frymëzojë edhe gjeneratat e reja.

    “Prandaj, unë imagjinova një botë ku fluturimi nga një vend në tjetrin shndërrohej në një përvojë të gëzueshme” – tha ai.

    Al Ghaili thotë se e mori frymëzimin e tij nga një prej filmave të tij të preferuar, “Castle in the Sky” të Studio Ghibli, i cili përmban anije fluturuese me njerëz që jetojnë brenda.

    Ashtu si ato anije, Sky Cruise mund të ketë vend për rreth 5,000 të ftuar dhe objekte rekreative si kinema, pishina, Spa dhe madje edhe qendra tregtare.

    Sky Cruise do të funksiononte me energji të pastër bërthamore – teknologji që aktualisht nuk ekziston – e cila do të lejonte “të qëndrojë mbi retë për disa vjet”, thotë Al Ghaili.

    Al Ghaili këmbëngul se videoja e tij, e parë 9.3 milionë herë në Facebook, ka një qëllim përtej shkuarjes viral.

    “Konceptet si ky frymëzojnë ndryshimin dhe na ndihmojnë të shtyjmë njerëzimin përpara,” përfundoi ai.

    Një gjë është e sigurt, teknologjia  paraqet njërin nga lëmenjtë kryesor në jetën bashkëkohore të njeriut, është pjesë e pandarë e veprimtarisë së përditshme të tij dhe sinonim i gatishmërisë për t’u marrë me problemet e të së tashmes dhe të së ardhmes. 

    /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark