×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është kosovari që u ndalua në kufi, ishte në kërkim ndërkombëtar

    Insajderi
    26 January 2023 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar përkohësisht Qafë Morinë, një 53-vjeçar nga Peja.

    Sipas Policisë, ai është i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda.

    Thuhet se Gjykata e Hamburgut e kishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, Xheme Kamishajn.

    “Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

    “Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit”.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë një 18-vjeçare, banuese në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një market. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, përfundon kumteas.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark