Pas reagimit të Ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për largimin e qytetarëve të komunitetit RAE në një lokal në Gjakovë, ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por edhe qytetarë të shumtë, shkruan Gazeta Insajderi.
Krasniq, përmes një shkrimi tha se kjo gjë është e turpshme dhe se lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë, sepse personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim.
Gazeta Insajderi ka kuptuar se bëhet fjalë për lokalin “Happy” në Gjakovë.
Qytetarët e komunitetit RAE, kanë bërë thirrje që të bojkotohet ky lokal.