×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ky është ministri tjetër i Kurtit që nuk udhëton për në SHBA, i shtyhet vizita për shkak të situatës në Veri

    Insajderi
    09 November 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësoj sikurse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nuk do të udhëtoi për në Amerikë.

    Ai deklaroi se ka qenë vet që kërkoi shtyrjen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zhvillimeve në veri të vendit dhe dorëheqjes së kryetarëve të komunave atje.

    Krasniqi në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka vlerësuar që vizita e tij dhe kryetarëve të komunave, duhet të shtyhet për në pranverë.

    “Jo nuk është e vërtetë, aspak. Në fillim të këtij viti, ne kemi pasë një delagacion nga IOËA në Kosovë edhe për fundvit, për tash, ishte planifikuar një vizitë atje me 6-7 kryetarë që kanë binjakëzime me IOWA. Unë kam kërkuar më datën 7 nga kabineti që kjo vizitë të shtyhet për në pranverë, pasi kam vlerësuar që si ministër i komunave, të jem këtu kur janë dorëhequr kryetarët e 4 komunave”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark