×
  • Lajme
  • Aktuale

    Situatë eskaluese – Hovenier, Haxhiut: Mos u nis për SHBA

    Insajderi
    09 November 2022 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka rekomanduar ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos udhëtoi për Amerikë.

    Ai, shtoi se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë jashtë vendit, pasi kemi një krizë në Kosovë, dhe duhet angazhuar nga brenda që ajo të zgjidhet.

    “Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me gazetarë të disa mediave të Kosovës, përfshirë Gazetën Insajderi.

    Ditë me parë u raportuar se ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu është refuzuar viza për SHBA. Por, nje gje e tille u demantua nga shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, i cili tha se Haxhiut nuk i është refuzuar viza nga Ambasada e SHBA-ve, ashtu siç është raportuar në disa media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark