×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është mjeku nga Podujeva që tentoi të punësojë mbesën e tij si stomatologe në QKMF

    Insajderi
    02 March 2023 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri – mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë në një përzgjedhjen e një stomatologu në QKMF-në e këtij qyteti.

    Në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e mbesa e tij të zgjidhet si doktoreshë e Stomatologjisë.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mëson se mjeku është Gëzim Thaçi i cili punon si stomatolog në QKMF.

    “I pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë,  dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar”, thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark