Një shpërthim ndodhi në një restorant në lagjen Torbalı të Izmirit në lagjen Ayrancılar.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë gjetur vdekjen katër persona dhe janë lënduar mbi 20 të tjerë, sipas raporteve fillestare.
Torbalı izmir'deki Sanayi Tüpü'nün
Patlama Anı Kameralara Yansıdı#SonDakika #patlama pic.twitter.com/DTt5pfMkVj— KURULUŞ HABER (@KurulusHaber) June 30, 2024
Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet shëndetësore, zjarrfikëse dhe policore, u përgjigjën me shpejtësi në vendngjarje pasi banorët aty pranë njoftuan autoritetet.
Zjarri, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një shpërthim gazi natyror, u vu shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit.
Ekipet mjekësore në vend konfirmuan vdekjen tragjike të tre individëve, ndërsa më shumë se 20 u raportuan të plagosur nga shpërthimi.
Dhe me gjithë ndihmën e menjëhershme mjekësore, një nga viktimat e shtruara në spital ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Policia ka rrethuar zonën përreth restorantit si masë paraprake pas shpërthimit ndërkohë raportohet se si pasojë e incidentit kanë pësuar dëmtime edhe ndërtesat aty pranë.