Insajderi
Aktuale

Ky është numri i ukrainasve që ikën nga vendi

Insajderi
27 February 2022 - 12:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është numri i ukrainasve që ikën nga vendi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

BBC ka publikuar shifra të reja për numrin e ukrainasve që janë larguar nga vendi që pas nisjes së luftës.

Sipas UNHCR-së, numri i qytetarëve që janë larguar nga Ukraina ka arritur në 368,000.

Mbi 150 mijë ukrainas kanë kaluar kufirin me Poloninë që nga fillimi i konfliktit, ndërsa më shumë se 43 mijë kanë gjetur strehë në Rumani.

Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë. Pushtimi rus i Ukrainës po përshkallëzohet, me Moskën që ka nisur sulme të përgjithshme për të pushtuar Kievin , në një kohë kur numri tragjik deri tani përfshin dhjetëra viktima civile.

Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkiv, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri. Autoritetet në qytetin verilindor të Ukrainës, i dyti më i madhi i vendit, njoftuan sot një “infiltrim” të ushtrisë në qendër të qytetit./

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark