Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi Dragusha, ndryshe edhe mbesa e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në Podujevë nuk mori shumë përkrahje.
Ajo në zgjedhjet e 6 tetorit në këtë komunë të Kosovës, arriti t’i marr vetëm 130 vota. Para saj, në llap është kandidatja Aurora Bakalli që ka arrit ta marrë një votë më shumë se mbesa e presidentit.
Tashmë është publikuar lista e kandidatëve për deputet me votat që kanë grumbulluar në këtë komunë të Kosovës, ndërsa PDK atje, arriti t’i marr 18.41% të votave ndërsa është partia e tretë pas LVV dhe LDK-së që është e para./ Insajderi.com