
Hysri Selimi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.
“Debat Plus” ka publikuar lidhjet e Selimit me oficer aktiv te BIA’s.
Oficeri i BIA-s që komunikonte me Selimin është Igor Babiq, i lindur në vitin 1975 në Gjilan.
Aktualisht, ai është oficer aktiv i BIA-s në Nish të Serbisë, por ka ndikim të madh në rajonin e Gjilanit, ku konsiderohet si një nga figurat kyçe për ruajtjen e pushtetit të Listës Serbe.
Sipas informacioneve të siguruara nga Debat Plus, Babiq ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së gjatë viteve ’90, ndërsa komunikimet e tij me Selimin zbulojnë një rrjet të organizuar të ndikimit dhe spiunazhit.
Nga ana tjetër, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) posedon të dhëna për disa udhëtime të Selimit drejt Serbisë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti të koordinuar kundër sigurisë së Kosovës.