×
  • Sport
  • Sport

    Ky është orari i dy ndeshjeve miqësore që do t’i zhvillojë Kosova

    Insajderi
    19 March 2024 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është bërë i ditur tashmë orari i dy ndeshjeve miqësore që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë gjatë muajit mars.

    ‘Dardanët’ do të luajnë dy ndeshje miqësore me Armeninë dhe Hungarinë, që do të jenë të parat nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Franco Foda.

    Ndeshja e parë me Armeninë do të luhet më datë 22 mars më saktësisht në ditën e premte me fillim nga ora 17:00.

    Ndërkohë ndeshja e dytë miqësore ndaj Hungarisë do të zhvillohet katër ditë më vonë, më saktësisht më datë 26 mars me fillim nga ora 19:00.

    Këto dy ndeshje do të shërbejnë më së shumti që lojtarët të njihen më mirë me idetë e lojës së teknikut gjerman.

    Ndërkohë duke marrë parasysh se në listën e lojtarëve të ftuar nga Foda pati risi, me gjasë do të kemi mundësinë që të ndjekim emra të rinj që debutojnë për Kosovën siç është rasti i yllit të Malishevës, Drilon Hazrollaj./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark