Insajderi
Lajme

Ky është personi i plagosur në Mitrovicë, i dyshuari shkrepi gjashtë herë me armë zjarri

Insajderi
20 September 2024 - 12:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është personi i plagosur në Mitrovicë, i dyshuari shkrepi gjashtë herë me armë zjarri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 09:42 është plagosur një person në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicë

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta merr vesh se personi i plagosur është Florim Zeqiri.

Florim Zeqiri është plagosur në afërsi të banesës së tij, i cili është në gjendje kritike.

Insajderi poashtu merr vesh se i dyshuari ka shti me armë zjarri me gjashtë plumba, prej motoçikletës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima  i moshës madhore është dërguar për  tretman mjekësor”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark