Ky është personi i vrarë në Kijevë të Malishevës - dyshohet se axha u vra nga nipi i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është personi i vrarë në Kijevë të Malishevës – dyshohet se axha u vra nga nipi i tij

    Insajderi
    28 April 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës.

    Gazeta Insajderi mëson se personi i cili mbeti i vrarë është Sadri Berisha, ndërsa personi qe ka shti me arme zjarri (nipi) Berat Berisha.

    Lidhur me vrasjen e sotme në fshatin Kijevë të Malishevës ku dyshohet se ndodhi ngjarja e rëndë, ka folur i afërmi i viktimës Sejdi Berisha për Insajderin.

    “Nuk po dime se cka ka ndodh, i kam 22 anëtare me infuzjon, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardh prej anglie gurbetgji o i vrami, nuk di cka ka pas, une e kom ni kur kane ardh policia jo kur ka ndodh vrasja”, deklaroi i afërmi i viktimës.

    Tutje rreth raportimeve se vrasja ka ndodhur për shkaqe pronsi, i afërmi i tyre tha se të dyja palët pronat i kanë të ndara barabart.

    “Per te prona kur e kane nda jane te barabarte te tane”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark