×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është personi që dyshohet se vodhi “Range Rover-in” e kosovarit në vitin 2020

    Insajderi
    28 March 2023 - 14:27

    Makina tip “Range Rover” që u përdor në sulmin ndaj Top Channel rezulton të jetë në pronësi të Ramadan Makolli, një qytetar nga Kosova që në vitin 2020 zgjodhi të bënte pushimet në plazhin e Talës, në Shëngjin, Lezhë. Arbresh.info shkruan se ka kontaktuar me Makollin, i cili më 10 korrik të 2020-ës ka denoncuar vjedhjen e makinës së tij.

    ““Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel” mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndrojë me pushime atëherë,”- ka thënë ai.

    “Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjet e djegur pas sulmit që ka ndodhur. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli.

    Në lajmin e publikuar në 10 korrik të vitit 2020, shihet se Makolli denoncon hotelin ‘Sokol Lulaj’ për vjedhjen e mjetit të tij. Ai madje ka publikuar dhe videon ku shihet moment që i marrin makinën.

    Po ashtu, portali Arbresh.info, në lajmin e viti 2020 ka publikuar edhe një fotografi te një personi që sipas tyre dyshohet se e ka vjedhur veturën e kosovarit.

    “Range Rover”-i u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark