×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është personi që mbeti i plagosur sonte në Prishtinë

    Insajderi
    11 January 2024 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth orës 20:15 të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Kolovic të Prishtinës, më saktë në rrugën “Bajram Bahtiri”. Për pasojë i plagosur ka mbetur një person.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se i plagosur ka mbetur Veton Gashi i njohur me nofkën “Canki”.

    Për Insajderin rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.

    Tutje ai shtoi se policia po vijon punën për idenitifikimin e të dyshuarve.

    “Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark