Një person është arrestuar sonte në Ferizaj, pasi po kërkohej nga policia për disa vepra penale.
Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për të dyshuarin Flamur Mustafa-Tusha, i cili po kërkohej për vrasje në tentativë.
Sipas policisë, rreth orës 18:00, policia kishte marrë informacione se i dyshuari po qëndronte në një klub fitnesi në Ferizaj.
Ai ishte në kërkim në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
Menjëherë pas pranimit të informatës, tre ekipe të NJRSH-së shkuan në vendngjarje dhe realizuan arrestimin e tij pa incidente.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 6 muaj.