Ky është personi që u arrestua për mashtrim me tender 155 mijë eurosh në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është personi që u arrestua për mashtrim me tender 155 mijë eurosh në Gjilan

    Insajderi
    13 March 2023 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë një person si të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të një tenderi që e fitoi në Komunën e Gjilanit.

    Gazeta Insajderi merr vesh se personi i arrestuar është Avni Koci pronar i kompanisë “ARF Sh.P.K” i cili me një dokument të falsifikuar kishte arritur të fitonte një tender në vlerë 155 mijë euro për ‘furnizim me material zyrtar’.

    Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.

    Zbardhen detajet – Si arriti gjilanasi të fitoi tender 155 mijë eurosh me dokumente të falsifikuara

    Policia ka dhënë detaje pasi Prokuoria Themelore në Gjilan bëri të ditur se një person është ndaluar i akuzuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

    Kësisoj, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, kanë kryer veprime hetimore/operative për disa muaj dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari me iniciale A.K., me rastin e ofertimit në tenderin ’’Furnizim me material për zyre’’ në Komunën e Gjilanit, kishte falsifikuar dhe dorëzuar referencën të lëshuar më herët në vitin 2021.

    Sipas njoftimit, me këto referenca ai kishte implikuar Ministrinë e Forcës së Sigurisë kinse kishte lëshuar ketë referencë për kompaninë e tij.

    Policia u shpreh se me këto referenca i dyshuari kishte aplikuar në Komunën e Gjilanit në tenderin e lartshënuar duke fituar dhe firmosur kontratën me komunën e Gjilanit në vlerën e 155 mijë eurove.

    “Me këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Keqpërdorimi dhe
    mashtrimi në Prokurimin publik” dhe “Falsifikim i dokumenteve””, thuhet në njoftimin e PK-së.

    “Andaj, sot më datë 13.03.2023, i dyshuari i lartcekur me iniciale është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe pas intervistimit ndaj të dyshuarit nga Prokurori i shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark