Insajderi
Insajderi

Ky është pjesëtari i FSK’së që u plagos pas përleshjes me armë në Bon Vivant

Insajderi
05 August 2023 - 12:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është pjesëtari i FSK’së që u plagos pas përleshjes me armë në Bon Vivant
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hysi Geci është një ndër personat e ndaluar nga policia për përleshjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant”.

Insajderi mëson se Geci është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I njëjti është i plagosur.

Nga përleshja e mbrëmshme mbetën të plagosur rreth 20 persona, ndërsa prej plagëve të marra humbi jetën Kastriot Ramadani 39 vjeçar.

Po ashtu, Gazeta Insajderi raportoi se në arrati për këtë rast ndodhet Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”.

I plagosur ka mbetur edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” i dyshuar për përfshirje në rastin e njëjtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark