Ky është polici që vdiq në pikën kufitare në Jarinje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është polici që vdiq në pikën kufitare në Jarinje

    Insajderi
    10 December 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje. Ai ishte duke e kryer ndërrimin e natës, kur kolegët mësuan për vdekjen e tij.

    Mësohet se Polici i vdekur është Rexhep Sejdiu.

    Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfimruar edhe zëvendësdrejtorin e Policisë në Veri, Veton Elshanin.

    “Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani

    Trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion dhe varrimi i tij, pritet të bëhet nesë konfimrojnë familjarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark