Luana Vjollca ka prezantuar projektin e saj më të ri.
Gjatë festës së 30-vjetorit, Luana vendosi të improvizonte “Shiko kush luan” dhe para se të thoshte disa fjalë, me humor thirri edhe kapitenët.
Luana zbuloi se projektin do e prezantojë shumë shpejt dhe në videon e siguruar nga “News31”, ajo e quan atë “projekti i jetës” teksa zbuloi se titullohet “Thuaje”. Ky projekt do të jetë një projekt zemre, siç e quajti edhe vetë Luana, dhe do të ketë histori të vërteta.
Ky është projekti i saj personal, teksa gjatë fjalimit bëri edhe një batutë duke thënë: “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?” Mos ndoshta nëpërmjet këtij fjalimi konfirmoi zërat që kanë qarkulluar për largimin nga “Top Channel”?
30 Vjetori e gjen Luanën si një grua të plotësuar dhe të suksesshme e tashmë me një projekt të cilin sapo e ka realizuar. I urojmë shumë suksese Luanës dhe jemi të bindur se do shkëlqejë…si gjithmonë!