Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e urdhëruar nga prokuroria e Pejës tek kompania “K.R.M Ambienti” në Pejë.
Insajderi
Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht prokurori Ersan Qavolli, pas hetimit 1 vjecar të rastit, ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”.
Aksioni është realizuar respektivisht ndaj bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.
Në këtë aksion, sipas komunikatës së prokurorisë janë arrestuar 9 persona, nga ta 7 janë ndaluar për 48 orë.
Insajderi ka siguruar emrat e të arrestuarve sot dhe pozitat që ata kanë ushtruar në ndërmarrjen “K.R.M Ambienti”.
Diedon Berisha Kryeshef aktual
Armend Jupa
Arton Muhaxheri, Kryetari i Bordit
Shpetim Gashi, Anëtar Bordi
Fisnik Ademi, Anëtar Bordi
Idriz Bala, Anëtar Bordi
Nexhat Abdullahu, ish-Kryeshef.