Ky është qytetari që tentoi të përfitonte 400 mijë euro përmes mashtrimit në prokurim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është qytetari që tentoi të përfitonte 400 mijë euro përmes mashtrimit në prokurim

    Insajderi
    14 April 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar i cili dyshohet se ka mashtruar gjatë aplikimit në një aktivitet të prokurimit në Komunën e Gjilanit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se qytetari është Drilon Etemi.

    Ai dyshohet se ka tentuar t’i përfitojë 400 mijë euro duke aplikuar me një vulë të një kompanie që nuk është i autorizuar. “E ka keqpërdor vulën e firmës duke e falsifikuar” tha burimi për Insjaderin.

    Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë përfitimi i kundërligjshëm nga fondet publike, të parapara në një shumë prej rreth 400 mijë eurosh.

    “Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej 400 mijë euro. Me këtë rast nga këto veprime është krijuar dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin personi i dyshuar me datën 14.04.2025 është intervistuar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark