Insajderi
Lajme

Ky është reagimi i Përparim Ramës ndaj qytetarit që i tha “o idiot” dhe e kritikoi

Insajderi
29 November 2025 - 22:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është reagimi i Përparim Ramës ndaj qytetarit që i tha “o idiot” dhe e kritikoi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot publikoi pamjet e mbrëmshme të kryeqytetit që i stolisur me flamuj kuqezi festoi 28 Nëntorin.

Rama tha se përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeqyteti kosovar festoi edhe ditëlindjen e e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së.

“Kryeqyteti mbrëmë kuq e zi. Festuam së bashku 28 Nëntorin festën e madhe të shqiptarëve, ditëlindjen e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së! Nën tingujt e bendit Jericho festuan qytetarë nga e gjithë Kosova në sheshin Skënderbeu”, shkroi Rama.

Por, poshtë postimit një komentues akuzoi Ramën se ai s’e stolisi qytetin, por qytetarët, duke përdorur edhe fjalë fyese.

“O idiot nuk e ke stosil ti qytetin po qytetaret,se sa per ty ish mbet shkret”, ishte komenti që Ramën e shtyri të replikojë.

“Qytetaret hypin ne shtylla edhe i vendosin flamurat a? Bravo bre, bravo”, ia ktheu Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark