Ky është shteti i cili bëri ‘histori’ me zero pikë nga publiku dhe juria në “Eurovision 2021” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ky është shteti i cili bëri ‘histori’ me zero pikë nga publiku dhe juria në “Eurovision 2021”

    Insajderi
    23 May 2021 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Anglisë mori 0 vota nga publiku dhe juria.

    Natën e mbrëmshme është mbajtur “Eurovisioni 2021”, ku nga shtetet e Evropës çmimin e parë e mori Italia e cila u përfaqësua nga Maneskin.

    Franca ishte në vendin e dytë me 499 pikë dhe Zvicra e cila u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj në vendin e tretë me 432 pikë.

    Kur erdhi koha për të lexuar votat e publikut, Britania e Madhe u lexua së pari pasi ishte në vendin e fundit me 0 vota nga juria e shteteve të Evropës dhe përsëri James Newman pranoi zero vota nga publiku.

    Ky rezultat tronditës do të thotë që asnjë nga juritë e 39 vendeve me votim në “Eurovision 2021” nuk zgjodhi Embers midis 10 këngëve të tyre të preferuara të finales.

    Ndonëse rezultati ishte thuajse qesharak, James nuk u duk edhe aq i dëshpëruar me humbje, kjo mbase sepse nuk i kishin bërë edhe aq reklamim këngës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark