Insajderi
Insajderi

Ky është shteti tjetër që demantoi pretendimet e Vuçiqit për çnjohje

Insajderi
12 January 2023 - 19:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është shteti tjetër që demantoi pretendimet e Vuçiqit për çnjohje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka është takuar sot me ambasadoren e Maldiveve në ShBA, Thilmeesa Husain.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga to ishin edhe Maldivet.

Megjithatë sipas Rekës, në diskutim e sipër me ambasadoren Thilmesa janë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Kosovës dhe Maldiveve.

“Kënaqësi takim me ambasadoren@Thilmeeza, Ambasadore e #Maldives në #SHBA dhe Përfaqësuese e Përhershëm e Maldiveve në #OKB . Rikonfirmohen marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe: #Kosova – Maldive që nga viti 2009”, ka shkruar Reka në një cicërimë në Twitter.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark