×
  • Sport
  • Sport

    Ky është trajneri i muajit në Premier Ligë

    Insajderi
    13 January 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e merr çmimin për herë të dytë këtë sezon, pas muajve nëntor dhe dhjetor të përsosur.

    Mikel Arteta është zgjedhur trajneri më i mirë për muajt nëntor dhe dhjetor, hera e dytë që e fiton çmimin në fjalë këtë sezon.

    Arteta e udhëhoqi Arsenalin drejt katër fitoreve në katër ndeshje të Premier Ligës, duke fituar ndaj Chelseat, Wolverhamptonit, Brightonit dhe West Ham United.

    Këto fitore nënkuptuan që lideri i ligës të mbajë një epërsi prej shtatë pikësh në krye të tabelës në vitin 2023.

    Është çmimi i katërt i trajnerit të muajit i fituar nga Arteta, i cili është në Arsenal që nga dhjetori i vitit 2019. Ai gjithashtu e mori këtë çmim në shtator të vitit 2021, mars të vitit 2022 dhe gusht të vitit 2022.

    Arteta mposhti kolegët e nominuar, Thomas Frank, Eddie Howe dhe Jurgen Klopp pasi votat nga publiku u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark