Insajderi
Lajme

Ky është zyrtari i arrestuar për keqpërdorim në prokurim publik

Insajderi
30 January 2026 - 15:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është zyrtari i arrestuar për keqpërdorim në prokurim publik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i dyshuari që po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për Burim Shalën.

Shala është kryeshef ekzekutiv i “Eko Regjionit”, emri i të cilit figuronte në media për konflikt interesi. Në aksionin e policisë ditë më parë për të njëjtin rast u arrestuan edhe Arbër Gashi, menaxher i Njësisë së “Ekoregjionit” dhe Ragip Zejna, pronar i kompanisë “Dielli Construction”, i cili figuron aksionar i vetëm në këtë kompani.

Gazeta Insajderi raportoi se rasti ka të bëjë lidhur me një tender të dyshimtë, në vlerë prej afro 400 mijë eurove, për blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshese.

“B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark