Insajderi
Showbiz

“Ky popull nuk do të rrijë …”, Mozzik reagon pak ditë para vendimit për katërshen e UÇK-së

Insajderi
10 September 2026 - 13:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ky popull nuk do të rrijë …”, Mozzik reagon pak ditë para vendimit për katërshen e UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi Mozzik ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë, duke ngritur disa pyetje për pasojat që mund të ketë një vendim i pafavorshëm.

Ai shpreh shpresën se katërshja do të kthehet në atdhe, por njëkohësisht pyet se çfarë do të ndodhte nëse rezultati do të ishte i kundërt.

Në reagimin e tij në Instagram, Mozzik ngre shqetësime nëse një skenar i tillë do të ndikonte në historinë e luftës, memorialet dhe bustet e dëshmorëve, njohjet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Drejtësia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë, dhe besoj fuqishëm se edhe ata e dinë, se vendimi duhet të jetë i drejtë dhe i lirë”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, artisti thekson se populli i Kosovës nuk do të qëndronte indiferent ndaj asaj që do ta konsideronte padrejtësi, duke e mbyllur reagimin me fjalët: “Në të kundërtën, ky popull nuk do të rrijë duarkryq përballë asaj që e konsideron padrejtësi. Kjo është e pashmangshme”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark