Ky produkt hiqet nga tregu në Maqedoninë e Veriut, sot është hequr edhe nga ai i Bosnjës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky produkt hiqet nga tregu në Maqedoninë e Veriut, sot është hequr edhe nga ai i Bosnjës

    Insajderi
    11 March 2024 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa copë të çokollatës Milka Oreo janë hequr sot nga tregu në Bosnjë e Hercegovinë.

    Siç shkruajnë mediat boshnjake, inspektorët e Federatës Federale të Ushqimit kanë kryer sot 12 inspektime në objektet e shitjeve me pakicë të qendrave më të mëdha tregtare dhe i kanë tërhequr nga tregu disa çokollata Milka Oreo.

    Këto çokollata dyshohet se kanë prani të plastikës në to.

    “Në një nga objektet e kontrolluara janë gjetur në shitje dhe prej tij janë tërhequr 33 copë të produktit kontestues”, thuhet në njoftimin e FUZIP.

    Ata shtuan se ende nuk kanë marrë të dhëna për sasitë.

    Javën e kaluar, disa copë çokollata Milka Oreo u larguan nga tregu në Maqedoninë e Veriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark