Insajderi
Lajme

Ky raportohet të jetë viktima pas gjuajtjeve me armë në Prishtinë

Insajderi
27 May 2026 - 21:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky raportohet të jetë viktima pas gjuajtjeve me armë në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, raportohet të jetë viktima pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

I njëjti ishte i njohur edhe më herët për organet e rendit.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai ka thënë se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica”, te Bregu i Diellit.

Pllana më tej bëri të ditur se policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e një personi.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark