Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me urimin e kryeministrit Albin Kurti për të Vit të Ri, i cili ka thënë se ky shekull do të jetë i shqiptarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka deklaruar se nëse vazhdohet kështu, ky shekull do të jetë i shqiptarëve të ikur nga vendet e tyre e të migruar nëpër botë.
“E nëse vazhdojmë kështu, ky shekull do të jetë i shqiptarëve, por i shqiptarëve të ikur nga vendet e tyre e të shpërndarë nëpër botë”, ka shkruar Smajljaj.
Kurti deklaroi në urimin e Vitin e Ri se ky shekull është i shqiptarëve.
“Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin dhe mirësevini në 2025! Gëzuar Viti i Ri të gjithëve, me këdo e kudo që jeni! Ky shekull është i shqiptarëve, kjo dekadë është e VETËVENDOSJE!-s”, tha ai.