Insajderi
Botë

Ky shtet miraton Ligjin për dëbimin e emigrantëve

Insajderi
16 July 2024 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky shtet miraton Ligjin për dëbimin e emigrantëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti finlandez Alexander Stub nënshkroi sot të ashtuquajturin Ligj për dëbimin e refugjatëve, i cili do të hyjë në fuqi, më 22 korrik. Stubi tha vendimi ka një rëndësi të madhe jetike për sigurinë kombëtare, duke theksuar se i kupton edhe tensionet që do të vijnë për shkak të miratimit të ligjit.

Ligji, i cili do të jetë i vlefshëm për një vit, do t’u lejojë autoriteteve kufitare finlandeze të refuzojnë pranimin e kërkesave për azil në rrethana të caktuara.

Javën e kaluar, projektligji i diskutueshëm i qeverisë u miratua me 167 vota pro dhe 31 kundër.

Qeveria e shihte projektligjin si të nevojshëm për të trajtuar çdo përdorim të mundshëm të ” ndikimit hibrid” nga Rusia, siç është kalimi i grupeve të mëdha të emigrantëve në pikat e kontrollit finlandez në kufirin lindor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark