Insajderi
Botë

Ky shtet u godit nga një tërmet prej 6.1 shkallë të rihterit

Insajderi
31 May 2025 - 16:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky shtet u godit nga një tërmet prej 6.1 shkallë të rihterit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Kushiro në ishullin verior të Hokkaido të Japonisë.

Nga tërmeti, ende nuk raportohet për të lënduar.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20 km, derisa ende nuk ka paralajmërime për cunami.

Tërmeti u pasua nga një seri lëkundjesh të tjera. Një tërmet me magnitudë 4.4 goditi të njëjtin rajon në orën 14:19, i ndjekur nga një tërmet me magnitudë 3.5 pranë brigjeve të Shikokut në orën 16:45 dhe një tjetër me magnitudë 4.7 pranë Kushiro në orën 17:07, me orën lokale në Japoni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark