Insajderi
Lajme

“Ky sukses i dedikohet krenarisë time më të madhe, Babit”- Vajza e heroit Ilaz Kodra kalon provimin e Jurisprudencës

Insajderi
15 September 2026 - 13:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ky sukses i dedikohet krenarisë time më të madhe, Babit”- Vajza e heroit Ilaz Kodra kalon provimin e Jurisprudencës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vajza e heroit të kombit Ilaz Kodra, Krenarja, ka shënuar një hap të rëndësishëm profesional duke kaluar me sukses provimin e Jurisprudencës.


E rritur me shembullin e lartë të sakrificës familjare, Krenarja ka zgjedhur që kontributin e saj për vendin ta vazhdojë përmes angazhimit në konsolidimin e shtetit të së drejtës.


I ati i Krenarës, Ilaz Kodra, ishte ndër figurat kyçe të organizimit të hershëm të UÇK-së dhe më vonë komandant i Brigadës 114. Ai ra heroikisht në prill të vitit 1999 në Verboc, gjatë luftimeve për mbrojtjen e popullsisë civile.


Përderisa vepra e Ilaz Kodrës mbetet e gdhendur në themelet e lirisë së Kosovës, Krenarja po ndërton profilin e saj profesional për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në fuqizimin e institucioneve të vendit dhe shoqërisë kosovare.

Kujtojmë që Krenarja pasi përfundoi me sukses studimet, suksesin e arritur ia dedikoi babait.

Postimi i saj i plotë pas ceremonisë së diplomimit:

Dje, me datë 15 qershor 2023, arrita të vlerësohem maksimalisht për mbrojtjen e temës së diplomës “Politika Fiskale dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e rrjedhimisht mora titullin LL.M për drejtimin E Drejta Financiare, nga Fakulteti Juridik-Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Jam e lumtur që nivelin Master të studimeve e përfundova me shumë sukses, me notë mesatare 10,0, për çka falënderoj Zotin për vullnetin që më dha.

Gjithashtu falënderoj familjarët, veçanërisht mamin, për mbështetjen dhe kurajon që më dhanë për të realizuar synimin tim.

Ky sukses i dedikohet krenarisë time më të madhe, Babit!❤️


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark