×
  • Biznes
  • Biznes

    Ky truk zbulon se kush e shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram

    Insajderi
    22 November 2022 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instagram ka shumë veçori interesante por a mund ta shihni se kush e shikon profilin tuaj? Instagram nuk i lejon përdoruesit të shohin se kush e shikon profilin e tyre. Pra, nëse shikoni profilin e dikujt dhe pëlqeni apo komentoni një postim, nuk ka asnjë mënyrë që ata të dinë se kush i sheh fotot.

    Në një farë mase, është e mundur të shihet se kush i ka parë fotot dhe videot tuaja në Instagram – por kjo vlen vetëm për “Stories”. Nëse llogaria juaj nuk është private, ndjekësit por dhe personat që nuk iu kanë “follow” mund të shikojnë se çfarë postoni në Instagram Stories.

    Megjithatë, ekziston një truk shumë i thjeshtë që zbulon se kush e shikon profilin tuaj më shpesh duke iu referuar Stories. Nga të gjithë personat që kanë parë postimin tuaj, në krye do të renditen ata që e shohin më së shumti profilin tuaj në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark