Ky vend do të jetë në errësirë për dy muajt e ardhshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky vend do të jetë në errësirë për dy muajt e ardhshëm

    Insajderi
    22 November 2020 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A kishit dëgjuar më parë për natën polare?

    “Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, është shprehur meteorologu i CNN Allison Chinchar.

    Barrow, qytet në Alaska, nuk do të ketë kontakt me diellin për dy muajt e ardhshëm.

    Qyteti i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

    Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.

    Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.

    Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendndodhjes larg në veri.

    E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark