Florida ka vendosur të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët, si rezultat i së cilës llogaritë e përdoruesve të moshës 16 vjeç e poshtë pritet të fshihen.
Sipas Guardian, projektligji kaloi në Dhomën e Floridës me një votim dypartiak me 106-13 dhe tani shkon në Senatin e kontrolluar nga republikanët.
” Këto goditje të dopaminës nga rrjetet sociale janë kaq të varura”, tha Fiona McFarland , një ligjvënëse republikane shtetërore që bashkë-sponsorizoi legjislacionin. “Edhe prindi më i lidhur ose adoleshenti më i përshtatur e ka të vështirë t’i mbyllë derën këtyre tipareve të varësisë.”