“Kyçet e dashurisë” në Paris shpresë për refugjatët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Kyçet e dashurisë” në Paris shpresë për refugjatët

    Insajderi
    14 May 2017 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të ardhurat e përfituara nga shitja me ankand publik, i drynave të dashurisë që turistët kanë vendosur mbi urat në lumin Sena (La Seine) në kryeqytetin e Francës, Paris, do të përdoren për nevojat e refugjatëve.

    Nga shitja në ankand publik i “kyçeve të dashurisë” janë mbledhur 249.610 euro të ardhura.

    Në ankandin i cili ishte ndërprerë për disa kohë për shkak të protestuesve të krahut të djathtë ekstrem, janë shitur edhe pjesët që i përkasin Pont des Arts, që është ura ku janë vënë më së shumti kyçet.

    Turistët në përgjithësi pasi mbërrijnë në këtë urë vendosin kyçin dhe më pas çelësin e hedhin në lumin Sena, si “dokument” i pavdekshmërisë së dashurisë së tyre.

    Kyçet e varur në urë në vitin 2015 u hoqën për shkak se kishte rrezik të shembjes së saj.

    Turistët më pas filluan të vendosin kyçet në urat e ngjashme të tjera mbi lumin Sena.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark